Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Përfundoi seanca gjyqësore ndaj të dyshuarit për krime lufte Ramadan Morina, pritet vendimi i gjykatës

Përfundoi seanca gjyqësore ndaj të dyshuarit për krime lufte Ramadan Morina, pritet vendimi i gjykatës

Përfundoi seanca gjyqësore ndaj Ramadan Morinës, i dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile, ku pritet të caktohet masa e paraburgimit.

Morina akuzohet se gjatë periudhës 29-31 mars 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në masakrën e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim, Komuna e Malishevës. Ai po jetonte në Serbi dhe ishte me profesion taksist.

“Gjatë hetimeve janë siguruar prova materiale, përfshirë dëshmi të dëshmitarëve okularë dhe të mbijetuarve”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale. /EO