Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar se në rrethana të panjohura vila e tij në Ferizaj i është djegur nga zjarri.
Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 16:30.
“Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet në raport.
Policia njofton se rasti është në procedurë hetimore.