![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/pdk-2025.gif)
Një veture me targa të huaja është përfshirë nga zjarri dje në Mitrovicë të Veriut, bëri të ditur policia.
Vetura ishte pronë e një burri kosovar, ndërsa për shuarjen e flakëve në vend të ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit dhe njësitet e policisë.
“Kodra e Minatorëve, Mitrovicë Veri 24.01.2025-21:05. Raportohet se është përfshi nga zjarri vetura me targa të huaja pronë e ankuesit mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”.
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/ldk-2025-1.gif)
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/nisma-2025.gif)