Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Përfshihet nga zjarri një mobilieri dhe një shtëpi në Ferizaj

Përfshihet nga zjarri një mobilieri dhe një shtëpi në Ferizaj

Një person në Komogllavë të Ferizajit ka raportuar në polici se është përfshirë nga zjarri mobilieria e tyre dhe një shtëpi e cila është në afërsi të fabrikës.

Në raportin e policisë thuhet se njësitë relevante dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar e shuar zjarrin.

Nga ky zjarrë nuk ka të lënduar, ndërsa dëmet janë të konsiderueshme.

“INCIDENT ZJARRI Fsh. Komogllavë, Ferizaj 11.02.2025 – 21:30. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se nga zjarri është përfshirë mobilieria e tyre dhe një shtëpi e cila është në afërsi të fabrikës. Njësitë relevante dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar e shuar zjarrin. Të lënduar nuk ka, ndërsa dëmet janë të konsiderueshme. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.