Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Përfshihet nga flakët gjatë natës banesa në Shkodër, zjarri përhapet në disa shtëpi

Përfshihet nga flakët gjatë natës banesa në Shkodër, zjarri përhapet në disa shtëpi

Zjarri ka përfshirë një banesë dykatëshe në Shkodër.

Si pasojë janë përfshirë nga zjarri edhe tri banesa të tjera ngjitur me të, dhe një tjetër e pabanuar.

Zjarrfikësit, së bashku me Policinë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë evakuuar banorët dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.  Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.