Faza e grupeve në Kampionatin Europian “Gjermania 2024” ka përfunduar mbrëmë, dhe tani është koha që t’I kthehemi edhe një herë dhe t’I zbulojmë lojtarët më të mirë të kësaj periudhe.
Për të shkruar këtë artikull dhe për të përpiluar një formacion prej 11 lojtarëve më të mirë, jemi bazuar në të dhënat e plaformës “Flashscore”, përcjellë “Gazeta Express”.
Ndërsa, “Flashscore” i ka bazuar të dhënat në notat e lojtarëve përgjatë tri ndeshjeve në këtë fazë.
Gjashtë shtete të ndryshme përfaqësohen në 11-shen tonë, dhe pa befasi, Spanja dominon me katër lojtarë.
Në këtë përzgjedhjen tonë janë përfshirë vetëm lojtarët që kanë luajtur të paktën 100 minuta.
PORTIER:
Giorgi Mamardashvili (Gjeorgjia) 7.7
Gjeorgjia është befasia më e madhe e “EURO 2024”, mirëpo për këtë duhet t’i falënderohen portierit Giorgio Mamardashvili. Futbollisti i Valencias bëri 10 pritje të jashtëzakonshme në duelin ndaj Çekisë dhe mbajti portën e paprekur në fitoren prej 2-0 ndaj Portugalisë. Mamardashvili ka 20 pritje në tri ndeshjet e fazës së grupeve.
MBROJTJE:
Dani Carvajal (Spanja) 7.7
Dani Carvajal është 32-vjeçar, por ende vazhdon të vrapojë pa ndalur. Ai përshkoi 21.5 kilometra në dy paraqitje të tij në fazën e grupeve dhe po ashtu shënoi një gol në fitoren prej 3-0 ndaj Kroacisë.
Aymeric Laporte (Spanja) 7.7
Aymeric Laporte është dëshmi që një lëvizje në Arabinë Saudite nuk do të thotë se ke rënë në performancë. Sa herë që i është kërkuar të luajë, ai ka impresionuar. Ai luajti rol kyç që Spanja nuk ka pranuar ende gol në këtë turne.
Ruben Dias (Portugalia) 7.7
Fakti që Ruben Dias u pushua në ditën finale të grupit, ku Portugalia u mposht nga Gjeorgjia, ishte fortë dukshme. Pa të, mbrojtja e Portugalisë është e çakorduar dhe kështu pësuan 2-0.
Nuno Mendes (Portugalia) 7.8
Me një shpejtësi maksimale prej 35.2 km/h, Nuno Mendes është një nga lojtarët më të shpejtë të këtij Europiani. Ai është i disiplinuar taktikisht dhe gjithashtu sjellë rrezik në sulm nga ana e majtë e mbrojtjes së Portugalisë.
MESFUSHË:
Toni Kroos (Gjermania) 7.8
Pasimet e Toni Kroosit janë tejet precize, dhe kështu e konfirmon edhe saktësia e tij e pasimeve që shkon deri në 95.7%. “Mjeshtri i pasimeve” në tri ndeshje të Europianit ka kompletuar 326 pasime të sakta – i dyti në listë është Barella me 105 pasimë më pak.
Pedri (Spanja) 8.0
Much has already been ëritten about Pedri’s talent. He is only 21 years old and yet forms the centrepiece of title favourites Spain.
Është shkruar shumë rreth talentit të Pedrit. Ai është vetëm 21-vjeçar dhe tashmë formëson bazën kryesore të favoritit, Spanjës.
Fabian Ruiz (Spanja) 8.1
Ndoshta ka edhe emra më të mëdhenj se Fabian Ruiz në ekipin e Spanjës. Megjithatë, 28-vjeçari ka treguar paraqitje fantastike deri më tani. Goli i tij i bukur ndaj Kroacisë do të jetojë në mendjet e tifozëve për një kohë të gjatë. Gjithashtu, Ruiz ka një 91.5% saktësi të pasimeve në këto ndeshje, duke konfirmuar edhe një herë, që me formën e tij, ai është një lojtar i klasit botëror.
SULM:
Cody Gakpo (Holanda) 7.8
Me tetë driblime, dy gola dhe vrapime të shpeshta e të shumta për një lojtar sulmues, Cody Gakpo e ka merituar një vend në këtë 11-she.
Kylian Mbappe (Franca) 8.5
Kylian Mbappe tashmë ka qenë në qendër të vëmendjes në këtë Europian. Kalimi i tij në Real Madrid mori vëmendjen e të gjithëvë pak para nisjes së kampionatit. Në ndeshjen hapëse ai ishte arsyeja pse Austria shënoi autogol, gjersa më vonë gjatë ndeshjes ai e theu hundën.
Gjithkush që mendonte se Mbappe do të mungojë gjatë gjithë kampionatit, e ka parë tashmë se ka qenë gabim. Në ndeshjen e tretë të grupit ai u rikthye, me maskë në fytyrë, dhe gjithashtu shënoi gol prej penalltisë.
Jamal Musiala (Gjermania) 8.7
21-vjeçari njihet se një nga lojtarët më me talent që ka dalë nga Gjermania. Ai tashmë veçse e ka dëshmuar talentin e tij në shumë raste në nivelet më të larta të futbollit. Mirëpo, turneu i tij i parë madhor – Kupa e Botës 2022 – doli të jetë një dëshprim nga ai. Por, kësaj here është ndryshe: Jamal Musiala driblon, bën ‘magji’ me topin, shënon. Madje, në këtë Europian e ka gjetur dy herë rrugën e rrjetës./GazetaExpress/