Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Të ndryshme > Përfitimet shëndetësore nga hudhrat e njoma

Përfitimet shëndetësore nga hudhrat e njoma

Hudhrat e njoma janë fantastike në vlerat e tyre shëndetësore.

E ndërsa shumë njerëz ngurrojnë t’i hanë, duke menduar aromën jo fort të këndshme, studiuesit i rekomandojnë për shkak të vetive të mira që ato kanë.

Nuk është e thënë të konsumohen vetëm të gjalla dhe të freskëta, përdorini në gatime, për të marrë të gjitha përfitimet që ato ofrojnë.

Hudhrat e njoma kanë një veçori shumë të rëndësishme.

Çfarë përmban hudhra e njomë?

Hudhra e njomë, ashtu si hudhra e thatë përdoret për të kuruar gripin e thjeshtë e deri për parandalimin e sëmundjeve të rënda.

Përdoret për të kuruar probleme që lidhen me sistemin e gjakut dhe zemrën, përfshirë kolesterolin e lartë, parandalimin e atakut të zemrës dhe sëmundjeve koronare.

Shumë e përdorin për të parandaluar problemet me zhvillimin e qelizave të dëmshme të mushkërive, të prostatës, të gjirit e të stomakut.

Një lëndë përbërëse e hudhrës shërben si lëndë kuruese për sëmundjet e zemrës dhe e mbron atë. Hudhra ndikon edhe në përmirësimin e parametrave lipidë të gjakut, forcon potencialet antioksidante dhe shkakton ulje të tensionit. Në fjalë të tjera hudhra ndikon në uljen e kolesterolit dhe kurimin e tensionit të lartë.

Një studim lidh hudhrën me uljen e rrezikut të lindjes së parakohshme, si pasojë e lëndëve antimikrobiale dhe prebiotike që ajo përmban.

Studime të tjera tregojnë se hudhra përmban një lëndë që mbron mëlçinë nga dëmtimet që shkaktohen nga përdorimi i alkoolit.

Si ta zgjedhim hudhrën e njomë?

Hudhra e njomë duhet të ketë kërcell të fortë, pa pjesë të zbutura dhe gjethet e saj duhet të kenë ngjyrë jeshile të fortë.

Në rast se rreth pjesës së kërcellit është formuar një shtresë e butë, ajo duhet të hiqet gjithmonë.

Si të ruajmë hudhrën e njomë?

Mbështilleni mirë me letër dhe futeni në frigorifer. Kini kujdes gjatë mbështjelljes pasi aroma e saj e fortë do të përhapet kudo.

@arberiatv

#aksiden #prishtine#aksidenterrugore #aksidenti #aksidenttragjiik #fakultetiteknik #prishtinacity #kosova #fyp #fypシ #foryoupage #diaspora #diasporatiktok

♬ Answer The Question – Josh Wynter

Powered by WordPress