Bajrami i kërkon përballje televizive ministrit Murati: Po manipulon, zgjedhe TV-në, zgjedhe kohën, unë jam gati

Ish-ministrja e Financave dhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami,...

“E ardhmja e Ukrainës është në NATO”, thotë Stoltenberg pas takimit me Zelenskyn

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u takua...

Stradner: Vuçiqi po përgatitet të veprojë si Putini, e pret momentin e duhur gjeopolitik

Këshilltarja në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracisë, analistja dhe...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Përfaqësuesit e SBASHK’ut takohen ndaras me shefat e grupeve parlamentare të PDK’së e AAK’së

Extra AL PVC

SBASHK ka njoftuar se kanë zhvilluar takime të ndara me shefin e grupit parlamentar të AAK’së Besnik Tahiri dhe atë të PDK’së Abelard Tahiri.

Këto takime janë mbajtur në lidhje me projektligjin për ndryshimin plotësimin e Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti.

“Me qëllim që të informojë shefat e Grupeve Parlamentare lidhur me nismën legjislative nga qytetarët për miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04L-131 për skemat pensionale të financuara nga shteti, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 08L- 248 dhe për të kërkuar mbështetjen e të gjithë deputetëve nga këto subjekte politike, pas takimit me shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi dhe me shefen e Grupit Parlamentar të VV- së, Mimoza Kusari Lila, përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë pasur takime të ndara edhe me shefin e Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri dhe me shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelart Tahiri.”

“Edhe në këto dy takime të ndara kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me nënkryetaren Vjollca Shala, koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri e zyrtarin ligjor Blendor Shatri, kanë informuar shefat e Grupeve Parlamentare të AAK-së Besnik Tahiri dhe Abelart Tahiri lidhur me arsyen e kësaj nisme legjislative me qytetarë, për angazhimet e deritashme dhe për aktivitetet që do të bëhen deri te momenti i dorëzimit të mijëra nënshkrimeve në mënyrë solemne te kryetari i Parlamentit të Kosovës Glauk Konjufca, që do të bëhet në fillim të javës së ardhme.”

SBASHK ka kërkuar nga deputetët që ta mbështesin këtë nismë legjislative duke e votuar projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04L-131 për skemat pensionale të financuara nga shteti.

“Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë kërkuar edhe në këto takime që deputetët e këtyre dy subjekteve politike ta mbështesin këtë nismë legjislative duke e votuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04L-131 për skemat pensionale të financuara nga shteti, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 08L-248. Shefat e këtyre dy Grupeve Parlamentare kanë përgëzuar SBASHK-un për këtë aktivitet dhe janë shprehur të bindur se deputetët e Parlamentit të Kosovës do ta mbështesin dhe do ta votojnë këtë Projektligj, që është nismë legjislative nga qytetarët.”

spot_img

Të fundit

Bajrami i kërkon përballje televizive ministrit Murati: Po manipulon, zgjedhe TV-në, zgjedhe kohën, unë jam gati

Ish-ministrja e Financave dhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami,...

“E ardhmja e Ukrainës është në NATO”, thotë Stoltenberg pas takimit me Zelenskyn

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u takua...

Stradner: Vuçiqi po përgatitet të veprojë si Putini, e pret momentin e duhur gjeopolitik

Këshilltarja në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracisë, analistja dhe...

Mustafa i PDK-së i reagon Muratit: Çmimet që nga 2022 asnjëherë s’janë zvogëluar

Arben Mustafa, anëtar i Kryesisë së PDK-së, i ka...

Bajrami i kërkon përballje televizive ministrit Murati: Po manipulon, zgjedhe TV-në, zgjedhe kohën, unë jam gati

Ish-ministrja e Financave dhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar edhe një herë ministrit Hekuran Murati lidhur me një shkrim që ky...

“E ardhmja e Ukrainës është në NATO”, thotë Stoltenberg pas takimit me Zelenskyn

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u takua me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Nju Jork, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të...

Stradner: Vuçiqi po përgatitet të veprojë si Putini, e pret momentin e duhur gjeopolitik

Këshilltarja në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracisë, analistja dhe njohësja e zhvillimeve në Ballkan, Ivana Stradner, ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq do...