Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Përfaqësuesit e Handikosit pas Osmanit e Kurtit, takohen edhe me Konjufcën

Përfaqësuesit e Handikosit pas Osmanit e Kurtit, takohen edhe me Konjufcën

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur në takim përfaqësuesit e Handikosit, me rastin e 1 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës.

Njëjtë si presidentja Osmani e kryeministri Kurti, i ulur në karrocë është parë edhe kryeparlamentari Konjufca, me ç’rast kjo po bëhet në shenjë solidariteti me përdoruesit e karrocës.

Më herët përfaqësuesit e shoqatës Handikos kanë takuar presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. /TV Arbëria