Votohet buxheti i Mitrovicës së Jugut për 2025, Hamza paralajmëron projekte të rëndësishme

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza ka njoftuar...

Krasniqi viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ishte një simbol i guximit, nderit dhe besnikërisë së ndaj atdheut

Në njëvjetorin e vrasjes së policit Afrim Bunjaku, kryetar...

Gjuajtje me armë zjarri në afërsi të një shkolle në Klinë

Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur në afërsi...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Përfaqësuesit e bektashinjve në Turqi kundërshtojnë idenë e Edi Ramës për “shtetin bektashi” në Shqipëri

Extra AL PVC

Përfaqësues të bektashinjve në Turqi e kanë kundërshtuar idenë e krijimit të “shtetit sovran bektashi”.

Siç raporton Habel Global, kryetari i Federatës Turke të Alevit, Zeyenl Abidin Koç, ka thënë se nuk e mbështesin një shtet të bazuar në besim.

“Si alevi që jetojmë në Turqi, ne vazhdojmë qëndrimin tonë në favor të laicizmit. Bektashizmi është një sistem besimi me origjinë në Turqi. Megjithatë në Shqipëri jetojnë 115 mijë bektashianë, kjo mbulon 5 për qind të popullsisë. Nuk e kuptoj pse një shtet i tillë është i nevojshëm. A është bektashizmi në Turqi i përfshirë në këtë apo është situatë e përgjithshme për Shqipërinë? Ne kurrë nuk e miratojmë një shtet të bazuar në besim”.

Ndërsa, Hüseyin Güzelgül, kryetar i Federatës Alevi Bektashiane, deklaroi se hapat e ndryshëm të ndërmarrë nga shtetet në aspektin e pranimit të besimit alevi bektashi në botë i konsideron përgjithësisht pozitive dhe ndan mendimin se besimi bektashi dhe shteti fetar nuk mund të bashkëjetojnë.

“Ne nuk e shohim të drejtë një shtet të bazuar në fe. Një gjë e tillë nuk mund të ndodhë aty ku ka tolerancë, paqe dhe dashuri”, tha ai.

Para disa ditësh, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka treguar në Neë York Times planet që në Shqipëri të krijohet shteti më i vogël në botë referuar shpalljes së entitetit që do të quhet Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi.

Behet fjalë për një mikroshtet të stilit të Vatikanit për myslimanët Bektashi, kryegjyshata botërore e të cilëve ndodhet në Shqipëri.

Rama tha se ”qëllimi i shtetit të ri ishte promovimi i një versioni tolerant të islamit për të cilin Shqipëria krenohet”.

“Ne duhet të kujdesemi për këtë thesar, që është toleranca fetare dhe që nuk duhet ta marrim kurrë si të mirëqenë”, tha Rama.

”Një mikroshtet i moderuar islamik, do të dërgonte një mesazh: “Mos lejoni që stigma e muslimanëve të përcaktojë se cilët janë muslimanët”, tha Rama.

spot_img

Të fundit

Tayna publikon foto provokuese

Artistja shqiptare, Tayna vazhdimisht është aktive në rrjetet sociale. Sidomos...

Votohet buxheti i Mitrovicës së Jugut për 2025, Hamza paralajmëron projekte të rëndësishme

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza ka njoftuar...

Krasniqi viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ishte një simbol i guximit, nderit dhe besnikërisë së ndaj atdheut

Në njëvjetorin e vrasjes së policit Afrim Bunjaku, kryetar...

Gjuajtje me armë zjarri në afërsi të një shkolle në Klinë

Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur në afërsi...

Tayna publikon foto provokuese

Artistja shqiptare, Tayna vazhdimisht është aktive në rrjetet sociale. Sidomos në Instagram, ajo ndan momente të ndryshme me ndjekësit e saj. Së fundmi Tayna ka publikuar...

Votohet buxheti i Mitrovicës së Jugut për 2025, Hamza paralajmëron projekte të rëndësishme

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza ka njoftuar për votimin e buxhetit të Komunës, duke paralajmëruar hapjen e rrugës “Ali Zeneli” dhe “shumë...

Krasniqi viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ishte një simbol i guximit, nderit dhe besnikërisë së ndaj atdheut

Në njëvjetorin e vrasjes së policit Afrim Bunjaku, kryetar i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vizituar familjen e heroit të Kosovës dhe ka bërë homazhe...