Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Përfaqësimi i grave në shërbimin civil vlerësohet se është shumë i ulët

Përfaqësimi i grave në shërbimin civil vlerësohet se është shumë i ulët

Sot në takimin e Agjencisë për Barazi Gjinore, në shënim të fushatës së 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës ndaj grave, u prezantuan rezultatet e monitorimit dy vjeçar të programit të Kosovës për barazi gjinore, i miratuar nga Qeveria në maj të vitit 2020.

Kryeshefja e Agjencisë për Barazi Gjinore, Edi Gusia, prezantoi të dhënat që janë mbledhur nga të gjitha ministritë, e cila tregoi se nga 38 komunat e Kosovës, kanë raportuar vetëm 16.

Ndër të tjera, ajo tregoi se për raportin që kishte të bënte me punësimin e grave dhe vajzave të moshave 15 deri në 64 vjet, synimi ishte të rritej punësimi për 17%, derisa të dhënat për vitin 2020 janë 14.1%, ndërsa për vitin 2021, për tre mujorin e katërt të vitit 2021, rezultati ishte 16.8%.

Sa i përket përqindjes së bizneseve aktive në pronësi apo bashkëpronësi të grave, sipas Gusisë, synim ishte 13%, ndërsa në vitin 2021, kjo shifër kishte arritur në 20.5%.

Gusia: Programi i Kosovës për barazi gjinore sihte planifikuar në tri shtylla

“Programi i Kosovës për barazi gjinore, do të thotë i planifikuar në tri shtylla: Fuqizimi ekonomik dhe mirëqenia sociale, shtylla e parë, shtylla e dytë është zhvillimi njerëzor, rolet dhe marrëdhëniet gjinore dhe shtylla e tretë është të drejtat e grave, qasja në drejtësi dhe siguri. Sa i përket arritjes së caqeve do të thotë të këtij programi, gjetjet janë se për shtyllën e parë, fuqizimi ekonomik dhe mirëqenia sociale, numri i caqeve për këto dy vite ishte 10, numri i caqeve të arritura 4, nuk ka të dhëna për 4, ndërsa dy caqe nuk janë, do të thotë nuk ka rezultate në dy nga shtylla e parë PGBGJ-së. Tek shtylla e dytë zhvillimi njerëzor, rolet dhe marrëdhëniet gjinore, ku ishin planifikuar12 caqe, 8 prej tyre janë arritur, për 2 prej tyre nuk ka të dhëna dhe dy prej tyre nuk janë realizuar fare. Sa i përket shtyllës së tretë, të drejtat e grave, qasja në drejtësi dhe siguri, nga 12 caqet e planifikuara, 6 janë të arritura, për 5 nuk ka të dhëna, ndërsa për një nuk kemi asnjë rezultat. Sa i përket arritjeve, do të thotë sipas treguesve të synuar, raporti i punësimit do të thotë të popullsisë, që kishte të bëjë me punësimin e grave dhe vajzave të moshave 15 deri në 64 vjet do të thotë synimi ishte 17% të rritej do të thotë punësimi. Për vitin 2020 të dhënat janë 14.1%, ndërsa për vitin 2021 për tre mujorin e fundit do të thotë, tre mujorin e katërt të vitit 2021, kemi një rezultat prej 16.8% do të thotë që është, ka qenë një vlerësim konkret real sepse ka arrit do të thotë t’i afrohet synimit. Sa i përket përqindjes së bizneseve aktive në pronësi apo bashkëpronësi të grave do të thotë synim ishte 13%, ndërsa në vitin 2021 kjo shifër ka arrit në 20.5%.”, u shpreh ndër të tjera Gusia gjatë prezantimit të të dhënave.

Në këtë takim, i pranishëm ishte edhe Kryeministri Albin Kurti, i cili u shpreh se

pasiguria ekonomike është një prej faktorëve kyç që i mban gratë edhe vajzat larg zhvillimit të qëndrueshëm.

Kurti dekaroi se kanë mbështetur punësimin e grave, me ç’rast, përmes Pakos së Ringjalljes Ekonomike kanë përfituar 3 mijë e 500 gra dhe 1 mijë e 419 biznese.

Ai përmendi edhe subvencionimet që kanë ndarë në bujqësi, mbështetjet që kanë dhënë për nënat e reja etj.

Kurti: Kemi dizajnuar masë specifike për ta mbështetur fuqizimin ekonomik të grave

“Në prag të aktivizmit të përmbylljes së 16 ditëve të aktivizmit të fushatës kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave mirëse po takohemi për të folur lidhur me programin e Kosovë për barazi gjinore dhe nivelin e zbatimit të tij. Këtë program e patëm në maj të vitit 2020 në një situatë pandemie e në një periudhë jo të lehtë nën ndikimin e Covid-19. Për përballjen e pasojave të pandemisë kemi dizajnuar masë specifike në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike për ta mbështetur fuqizimin ekonomik të grave dhe rritjen e qasjes së grave në shkollim e në punësim. Pasiguria ekonomike është një prej faktorëve kyç që i mban gratë edhe vajzat larg zhvillimit të qëndrueshëm, mirëqenies dhe prosperitetit. Andaj, përmes integrimit gjinor në këtë pako, kemi mbështetur punësimin e grave, masë kjo nga e cila kanë përfituar 3 mijë e 500 gra dhe 1 mijë e 419 biznese. Kemi mbështetur biznese që janë në pronësi të grave, me vlerë të subvencionimit afër gjysmë milionë euro, kurse vlera e kreditimit të mundësuar e tejkalon 3 milionë euro. E në bujqësi për vitin 2021 kemi ndarë subvencione për 1 mijë e 325 gra përfituese. Që nga fillimi i skemës së mbështetjes për nënat e reja deri më tani kemi rreth 200 mijë përfituese nga shtesat për fëmijë dhe mbi 23 mijë përfituese nga shtesat për lehona. Për vitin akademik 2021-2022 kemi ndarë rreth 1 mijë bursa për gra dhe vajza për studime në stem e për vitin tjetër e kemi rritur buxhetin dhe numrin në 2 mijë bursa. Nga 1 milion euro në 2 milion euro, nga 1 mijë bursa në 2 mijë bursa. Kemi dhënë 13 bursa për studente me aftësi të kufizuara dhe kemi përkrahur 10 vajza për bursë të doktoraturës.”, tha ai.

Kurti u shpreh se Qeveria ka treguar përkushtim dhe veprime konkrete për luftimin e dhunës në familje, dhunës mbi baza gjinore. Ai tha se janë angazhuar duke hartuar dhe miratuar strategjinë dhe plane e veprime për mbrojtje nga dhuna në familje dhe dhuna ndaj grave dhe vajzave

Kurti potencoi se kanë vazhduar me mbështje të porcesit të njohjes së statusit të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, siç tha ai, si një prej parakushteve të ndërtimit të paqes së qëndrueshme të vendit.

Po ashtu, ai deklaroi se po mbështesin financiarisht edhe strehimoret që ofrojnë shërbime për viktimat e dhunës në familje dhe dhunës mbi bazë gjinore. Kurti shtoi se mbeten të përkushtuar që të krijojnë barazi, aty ku ka më së shumti pabarazi.

Ndërsa, zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe të Administratës Publike, Bardhyl Dobra, u shpreh se burrat janë ata që dominojnë në tregun e punës, një gjë e tillë, sipas tij, dëshmohet se mbizotëron edhe në sektorin publik. Ai deklaroi se përfaqësimi i grave në shërbimin civil është shumë i ultë.

Dobra: Shifrat e përfaqësimit të grave në shërbimin civil janë brengosëse

“Ndonëse neni 101 i Kushtetutës sonë, ku flet për shërbimin civil përcakton se shërbimi civil duhet të pasqyrojë shumëllojshmërinë e shoqërisë në vendin tonë. Përfaqësimi i grave në shërbimin civil është shumë i ultë. Madje shifrat janë tejet brengosëse. Sipas të dhënave të ofruara nga departamenti për menaxhimin e zyrtarëve publik, në nivelin e lartë menaxherial, gratë përbëjnë vetëm 19% të të punësuarve në atë nivel dhe vetëm 16% në nivelin e mesëm drejtues. Ndërsa, në nivelin e ulët drejtues dhe atë profesional kemi 30%, respektivisht 37% gra. Duke pasur parasysh nivelin e ulët të përfaqësimit të grave në shërbimin civil dhe sistemin e mbyllur të administratës që e kemi trashëguar, është shumë e vështirë për të mos thënë e pamundur që të ketë ngritje në karrierë dhe rrjedhimisht edhe përfaqësim më të madh të grave në pozita vendimmarrëse pa ndryshuar rrënjësisht përshembul ligjin për zyrtarë publikë, siç tashmë kemi bërë edhe presim që të miratohet sot në Kuvend në lexim të parë.”, tha ai.

Dobra deklaroi se Ministria e Punëve të Brendshme është duke bërë reformë thelbësore në fushën e Administratës Publike, reformë që shtrihet në disa rrafshe por që gravitojnë rreth ndryshimeve legjislative.

Ndërkaq, zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, u shpreh se pavarësisht suksesit të vajzave dhe grave brenda dhe jashtë vendit, ende ka punë për të bërë.

Osmani: Fuqia e gruas, jo vetëm që është e dukshme, por është edhe vendimtare

“Kur flasim për përfshirjen e rolit të vajzave dhe grave në vendimmarrje, si unë po edhe shumë gra të tjera që bartin përgjegjësinë shtetërore, çdo ditë e më shumë shohim që fuqia e gruas, jo vetëm që është e dukshme në vendimmarrje, mirëpo në raste të caktuara edhe është vendimtare për zgjedhjet e trajtimin e rasteve të veçanta, si dhe orientimin në politikave specifike. Sot gratë dhe vajzat i gjejmë kudo të angazhuara edhe brenda vendit, por edhe jashtë vendit dhe jo vetëm që i gjejmë, por edhe i shohim në piedestal, qofshin ato, artistet, sportistet, aktvistet, policet, drejtoresha, politikane dhe çfarëdo lloj profesioni tejtër. Mirëpo, përkundër kësaj, padyshim dhe gjithë progresit që është shënuar në vitet e fundit, padyshim që kemi ende shumë punë përpara vetes.”, tha ajo, duke shtuar se të gjithë duhet të japim kontributin individual.”, tha ajo.

Osmani falënderoi të gjitha sportistet që përkundër të gjita vështirësive që kanë, vazhdojnë të promovojnë sportin dhe të jenë zë i fuqishëm i grua dhe vajzës në shoqërinë tonë.

Ajo shtoi se në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit janë në proces të draftimit të reformës së sistemit aktual sportiv.    /TV Arbëria

 

Powered by WordPress