Moreno udhëhoqi ekipin rus nga dhjetori i vitit 2023 deri në shtator 2025 dhe drejtuesit e klubit vendosen ta shkarkojnë pasi një fillimi të dobët të sezonit dhe vetëm 1 pikë në 7 ndeshjet e para pas rikthimit në ligën superiore.

Aktualisht, nën udhëheqjen e Igor Osinkin, Sochi zë vendin e fundit, të 16-të, në renditjen e kampionatit rus me nëntë pikë dhe Orlov tashmë e ka akuzuar Morenon rreth punës së tij duke e cilësuar si një trajner që nuk pranonte mendimet e të tjerëve.

“Moreno nuk i respektonte fare asistentët dhe lojtarët e tij – njerëzit e ndienin këtë. Asistentët ishin vetëm ekzekutorë, ata kurrë nuk mund ta mbronin pozicionin e tyre”, ka thënë fillimisht Orlov për championat.com.

Ai gjithashtu theksoi pa-efektshmërinë e Morenos sepse, pavarësisht rezultateve të dobëta, qasja ndaj lojës nuk ndryshoi.

“Gjatë krizës, Moreno tregoi se ishte një tifoz i ChatGPT”, shtoi ai, ku si shembull përmendi përgatitjet për ndeshjen jashtë fushe në Khabarovsk.

“Roberti tha: ‘I kam zgjidhur të gjitha. I kam futur të gjithë parametrat e ndeshjes jashtë fushe në ChatGPT. Duhet të fluturojmë ditën e ndeshjes. Në Sochi, do të stërvitemi një orë më parë dhe dy ditë para nisjes, do të fillojmë stërvitjen në orën shtatë të mëngjesit'”, tha ai.

Pasi Orlov e shqyrtoi prezantimin, ai e kuptoi se plani do t’i mbante lojtarët zgjuar për 28 orë.

“Unë thashë, ‘Robert, kjo është shumë mirë, por kur do të flenë djemtë?’ Moreno futi parametrat e rinj, prezantimi u përditësua. Në fund, ne vazhduam me orarin që kishte hartuar ChatGPT”.

Përzgjedhja e lojtarëve bazuar në analizën e inteligjencës artificiale