Blog Post

Arbëria TV > Featured > Përdorimi i tensioneve Kosovë-Serbi si pjesë e strategjisë së Putinit për të destabilizuar Perëndimin

Përdorimi i tensioneve Kosovë-Serbi si pjesë e strategjisë së Putinit për të destabilizuar Perëndimin

Gazeta e njohur britanike “The Telegraph”, ka analizuar sot tensionet e fundit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës nën dritën e skenarit putinist për të minuar NATO-në dhe destabilizuar Perëndimin.

Dr Ivana Stradner nga “Fondacioni për Mbrojte të Demokracive”, i ka thënë gazetës në fjalë, se “tri dekada pas shpërbërjes së përgjakshme të ish-Jugosllavisë, përplasjet e fundit midis Kosovës dhe Serbisë kanë shkaktuar një valë të re tensioni deri në pikën e vlimit. Ndërkohë, ky tension tregoi edhe për një konflikt të ngrirë në Evropë, në një kohë kur bota e shikoi edhe kaosin në Ngorno-Karabak”

Gjatë këtij argumentimi Strander, ka pohuar se “nuk beson se për momentin Putini mund ta sulmojë Poloninë ose njërin nga vendet Baltike, por ka qenë në kërkim të pikave të dobëta të NATO-së. Ndërkohë, kjo e fundit përkundër superioritet ushtarak, e ka një dorë të dobët në Ballkan, çfarë i mundëson Putinit të manovrojë atje”.

Në këtë kontekst “presidenti serb edhe pse e ka mohuar çdo involvim të tij në këtë ngjarje” sipas saj “ është e pamundur që të ekzekutohet një sulm i tillë terrorist pa njohjen paraprake dhe ofrimin e mbështetjes nga shteti i Serbisë.  Ky shtet deri me tani e ka vendosur disa herë ushtrinë e tij në gjendje të lartë gatishmërie, kurse jo pak kohë më parë 30 ushtarë të NATO-së u lënduan nga protestuesit serb. Ndërkohë Uashingtoni ka alarmuar se Serbia kishte bërë një vendosje të paprecedent të ushtrisë serbë në kufi me Kosovën. Madje, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, gjatë bisedës me Aleksandër Vuciqin i ka kërkuar këtij të fundit që urgjentisht të marrë masa për de-eskalim të situatës dhe rikthim në dialog”

Sipas Stander, “nuk është se Putini dëshiron të pushtojë në mënyrë klasike territore në Ballkan, por ai pretendon diçka tjetër. Ai e dinë mirë se sa shumë tensionet etnike, dhe politikat identitare, luajnë rol në regjion, diçka që shumica e politikbërësve perëndimorë nuk e kuptojnë, prandaj ai synon t’i shfrytëzojë ato për qëllime të tij” përfundon Dr Ivana Stradner.

/TV Arbëria