Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Përdorën telefonin gjatë vozitjes, gjobiten 233 shoferë veç gjatë muajit maj në Ferizaj

Përdorën telefonin gjatë vozitjes, gjobiten 233 shoferë veç gjatë muajit maj në Ferizaj

Policia u bëri thirrje pjesëmarrësve në trafik që të shmangin përdorimin e telefonit gjatë ngasjes, duke theksuar se shpërqendrimi mund të shkaktojë pasoja serioze në komunikacion.

Postimi i plotë i Policisë:

Masat policore ndaj shoferëve që përdorën telefonin gjatë ngasjes së automjetit në muajin maj-2026

Ferizaj, 01.06.2026

Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.

Gjatë muajit maj 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar gjithsej 233 gjoba ndaj shoferëve që kanë shkelur këtë rregull, duke rrezikuar sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, pasi edhe një sekondë pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve.

Advertisement

 

Qytetarët mund të raportojnë çdo shkelje të rregullave të trafikut:

– Drejtpërdrejt në stacionin më të afërt të policisë

– Përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”

– Në numrat e telefonit kujdestar: 192, 0290/326-250, 0290/322-406

Sigurojmë qytetarët se konfidencialiteti i të dhënave tuaja do të ruhet plotësisht.