Përditësimet e fundit të numërimit të votave për deputetë kanë ndryshuar renditjen e kandidatëve edhe në koalicionin AAK-Nisma.
Sipas një tabele të publikuar në media, AAK-ja ka fituar pesë ulëse, ndërkaq Nisma Socialdemokrate tri sosh.
Deri më tani më i votuari në këtë koalicion është bartësi i listës Ramush Haradinaj me 36,177 vota, i cili është edhe kandidat për kryeministër.
Të dhënat preliminare të KQZ-së tregojnë se ky koalicion në zgjedhjet e 9 shkurtit ka fituar 8 mandate.
