Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Përçarja opozitare për koalicion qeverisës më Lëvizjen Vetëvendosje

Përçarja opozitare për koalicion qeverisës më Lëvizjen Vetëvendosje

Shkruan: Afrim Kasolli

Ditët e fundit po bëhet gjithnjë e më e qartë se tri partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca, jo vetëm që kanë dallime ndërmjet tyre për një koalicion të mundshëm qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje, por ato nuk janë unike as brenda tyre se si duhet t’i qasen një skenari të tillë.

Me këtë rast nuk ka shumë ditë që Lidhja Demokratike e Kosovës është përfshirë nga tensione të jashtëzakonshme partiake. Ndonëse këto mos marrëveshje mund te kenë edhe shkaqe më të hershme, megjithatë ato u agravuan në masë të madhe këto ditë. 148 delegatë të këtij subjekti politik tashmë kanë deponuar nënshkrimet tyre, duke kërkuar një Kuvend të Jashtëzakonshëm, që ka për qëllim shkarkimin e Lumir Abdixhikut nga kreu i partisë. E, ky i fundit këtë nismë gati e quajti si një lloj “komploti” të “nxitur nga jashtë” për ta pezulluar angazhimin e tij në drejtim të themelimit të institucioneve të reja të dalluara në zgjedhjet e 7 qershorit. Dhe se ajo nuk është asgjë tjetër pos një recetë për zgjedhje të reja të jashtëzakonshme në fillim të qershorit. Mbetet të shihet se cili do të jetë epilogu i kësaj nisme. Por nuk ka dyshim se ky subjekt do ta ketë të vështirë t’i tejkalojë lëndimet e brendshme, pavarësisht (mos)shkarkimit të kryetarit aktual.

Ndërkaq, diferenca të tilla të brendshme janë duke u vërejtur edhe në Partinë Demokratike të Kosovës. Para pak dite, kryetari i degës se këtij subjekti politik ne Skenderaj, si dhe njëkohësisht kryetari i kësaj komune, Sami Lushtaku, e paralajmëronte kryesinë qendrore se nëse tundohen nga ideja për t’u rehatuar në shtratin politik te Albin Kurtit, ai do te jepte dorëheqje. Megjithatë hic më lar se dje, sot njeri nga politikanët veteran te PDK-së, Xhavit Haliti ka deklaruar se partia me e madhe opozitare nuk duhet ta përjashtojë bashkëqeverisjen me PDK-në.

Në një intervistë për Kosova Pres ai ka pohuar se “një bashkëpunim i tillë duhet të ndërtohet mbi një marrëveshje për qeverinë dhe jo vetëm për zgjedhjen e presidentit”. Pra përkundër faktit se kryetari Bedri Hamza pas takimit te fundit me kryeministrin në detyrë ka deklaruar se PDK do të qendroje në opozite, ky pozicion i Xhavit Halitit nënkupton se duhet të rishqyrtohet, dhe PDK nuk duhet ta lejojë që këtë mundësi t’ua rrëmbejë nga duart Lidhja Demokratike e Kosovës.

 

Ndërkohë, deri më tani vetëm në Aleancë nuk janë vërejtur mosmarrëveshje të tilla të brendshme. Ky subjekt i ka parashtruar disa kritere si parakushte për negociata politike. Por që Lëvizja Vetëvendosje nuk ka dhënë shenja se do t’i përfill.