Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Përballja Kurti-SHBA, gazetari Berisha: Po i shkojnë mesazhe të forta në zyrë

Përballja Kurti-SHBA, gazetari Berisha: Po i shkojnë mesazhe të forta në zyrë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua dje me Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, i cili është shoqëruar nga ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Për të diskutuar rreth marrëdhënieve dypalëshe, gazetari Rid Berisha ishte në një lidhje të drejtpërdrejt në Euronews Now.

Ai tha se qarkullojnë informacione se disa politikanë me rëndësi të veçantë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund t’i besojnë mjaftueshëm Kurtit si politikan, e për këtë ndihmës-sekretari Kasanof do duhet që gjejë një formë të re për të rikthyer marrëdhëniet dypalëshe atje ku duhet.

“Kemi disa zëra që thonë se disa politikanë më rëndësi në Shtetet e Bashkuara nuk i besojnë mjaftueshëm zotit Kurti si një politikan i parashikueshëm politikisht në ato që u thotë në takime, prandaj kjo duket se është një detyrë e re e zotit Kasanof për të gjetur një mënyrë që të ritheksojë domosdoshmërinë e zbatimit të detyrimeve që ka marrë Kosova me planin franko-gjerman, në 27 shkurt të vitit të kaluar dhe vënien në zbatim të detyrimit që ka marrë me planin e zbatimit në Ohër. Është vijim i agjendës. Nuk e di a do t’a mirëmbajë këtë raport me zotin Kasanof, duket se ai nuk ka dhënë deklarata të forta, në dallim nga paraardhësi i tij Eskobar, që ka qenë mjaft i ashpër ndaj qeverisë Kurti,” –tha gazetari.

Sipas gazetarit Berisha, pavarësisht deklaratave të Kurtit lidhur me marrëdhëniet mes qeverisë së tij dhe Shteteve të Bashkuara, ai nuk ka mundur që objektivisht të krijojë një ambient të qëndrueshëm mes dy palëve.