Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > “Për ty Kosovë”, bashkatdhetarët dërgojnë ndihma humanitare për personat me nevoja të veçanta në Istog

“Për ty Kosovë”, bashkatdhetarët dërgojnë ndihma humanitare për personat me nevoja të veçanta në Istog

Ky donacion i ardhur nga shoqata “Liria” në krye me Xhafer Balaj, përfshin një numër të madh paisjesh për personat me nevoja të veçanta.

Këtu përfshihen karroca, shetitore, shtretër  të cilat do të shpërndahen reth zonës së Istogut por edhe më larg

Për transportin e këtyre ndihmave e ka siguruar Albert Lubeniqi nga shoqata “Bamirësia”, të cilat janë dorëzuar në RTV Fontana, transmeton Telegrafi.

Ai ka thënë se falë bamirësve dhe shoqatës të cilën e kanë krijuar që i dedikohet këtyre ndihmave humanitare qw quhet “Bamirësia”, kanë arritur të sjellin kamionin për shpërndarjen e tyre.

“Para dy muajve e kemi krijuar shoqatën humanitare “Bamirësia”, e cila vepron në Kasel të Gjermanisë. Ajo e ka mundësuar ardhjen e këtij kamioni. Ka korroca, shetitore të ndryshme me rrota dhe pa to, ka shtretër, mbulesa, 5.2 ton pampersa”, ka thënë Lubeniqi.

Sipas Lubeniqit këto ndihma nuk janë të kufizuara dhe kushdo që ka nevojë kanë mundësi ti marrin.

“Këto do i dedikohen shumica komunës së Istogut mirëpo edhe jasht komunës së Istogut sipas nevoje për këtë arsye është edhe logoja e saj për ty Kosovë. Nuk ka të kufizuar si për të rinjë si për pleq, për gjithë ata që janë me nevoja të veçanta” është shprehu ai.

Por ai ka kërkuar nga komuna e Istogut një vend të pershtashëm, ku sipas tij mund të vendosen këto donacione duke krijuar ndonjë objekt.

“Shpresoj komuna e Istogut të na lejojë sa do pak me metal ndonjë kontinjer, për ti lënë këto ndihma, për me pas vend për ti lënë dikund”, ka përfunduar Lubeniqi.

Sipas bamirësve kjo nuk do të jetë hera e fundit, pasi për gjatë vitit do të bëhet transporti edhe i shumë donacioneve të tjera.