Ekipit të FC Malishevës i kanë mbetur edhe pesë ndeshje deri në përfundim të këtij sezoni.
Tri nga këto ndeshje do të mbahen në qytetin e Malishevës, ku nesër do të zhvillohet loja me Trepçën 89, më 14 maj me Prishtinën dhe më 28 maj ndeshja ndaj Llapit.
Për tifozët të cilët duan të ndjekin lojën nga afër, brenda në stadium biletat do të jenë falas, pasi Ilir Limaj, ka paguar të gjitha biletat për ta.
Dhe për këtë mbështetje të vazhdueshme, klubi ka falënderuar atë.
Postimi i plotë:
TRI NDESHJET E RADHES NE SHTEPI
Z. Ilir Limaj paguan të gjitha biletat për tifozët të cilët do të ndjekin ndeshjet e mbetura të këtij sezoni, nesër ndaj Trepçës 89, me 14 maj ndeshja ndaj Prishtinës dhe ndeshja e fundit e sezonit ajo me Llapin e cila luhet me 28 maj.
Klubi falënderon Ilir Limajn për mbështetjen e vazhdueshme.
Një Qytet – Një Klub
/TV Arbëria