Për të gjashtëmbëdhjetin vit me radhë, të hënën më 5 shkurt banorët e fshatit Ratkoc të Rahovecit në mënyrë vullnetare dhurojnë gjak.
5 shkurti, për banorët e kësaj ane konsiderohet si festë, me ç’rast qindra qytetarë shëndetmirë bëhen pjesë e këtij aktiviteti human. Për mirëvajtjen e aksionit, si çdo herë kujdesen anëtarët e Këshillit Organizativ të këtij aktiviteti.
“Edhe këtë herë për të 16-in vit me radhë, të hënën, më 5 shkurt, nga ora 10:00-16:00, në objektin e shkollës fillore ‘4 Dëshmorët’, në fshatin Ratkoc, do të organizohet dhurimi vullnetar i gjakut. Një evenimenti me karakter human dhe vullnetar”, thuhet në njoftim.
/TV Arbëria