Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Për takimin Kurti-Hamza njofton Zyra e Kryeministrit, dërgojnë edhe fotografi, kreu i PDK shkoi vetëm

Për takimin Kurti-Hamza njofton Zyra e Kryeministrit, dërgojnë edhe fotografi, kreu i PDK shkoi vetëm

Zyra e Kryeministrit nxori edhe një fotografi nga takimi i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe kryetarit të PDK’së, Bedri Hamza.

Nga fotografia shihet se derisa Kurti mori me vete edhe Hekuran Muratin, ministrin në detyrë të Financave, Hamza shkoi i vetëm.

ZKM në këtë njoftim ndau disa nga mesazhet që Kurti i dha për gazetarët pas këtij takimi.

Takimi u zhvillua në një sallë të Kuvendit.