Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Për rrezikim të sigurisë nacionale- Pse iu refuzua leje qëndrimi shtetases së huaj nga MPB’ja?

Për rrezikim të sigurisë nacionale- Pse iu refuzua leje qëndrimi shtetases së huaj nga MPB’ja?

Sitora Atamamadova, shtetase e huaj, i ka skaduar leje qëndrimi në Kosovë. Kur ka shkuar të aplikojë sërish, asaj iu është refuzuar.

Insajderi merr vesh nga burime të mirëinformuara se Ministria e Punëve të Brendshme, gjegjësisht Departamenti për të Huaj dhe Lejeqëndrime, ia ka kumtuar Atamamadovës se arsyeja e mos-vazhdimit të lejeqëndrimit është për shkaqe të rrezikut të sigurisë nacionale.

Sipas këtyre burimeve, ajo është vendosur në qendër paraburgimi dhe është duke pritur procedurat gjyqësore drejt dëbimit të saj nga Kosova.

Powered by WordPress