Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Për Policinë e Shtetit nuk ka pushime verore, nga sot fillon shërbimi 12 orë

Për Policinë e Shtetit nuk ka pushime verore, nga sot fillon shërbimi 12 orë

Nga dita e sotme te gjithë punonjësit e policisë së shtetit të cilët kanë bërë plane për pushime verore, duhet ti anulojnë.

Ky është urdhëri i drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku, e lëshuar dy ditë më parë, pra me datën 18 Qershor.

Urdhri në fjalë është marrë në kuadër të mbarëvajtjes dhe sigurimit të kushteve të sezonit turistik.

Sipas vendimit, punonjësit e policisë do të jenë të angazhuar nga 20 Qershori e deri me 15 shtator. Të gjithë ato që do të mbeten pa pushime do duhet ti plotësojnë në fund të vitit kalendarik 2024.

Po ashtu nga kjo e enjte fillon edhe sherbimi 12 orë për punonjësit e policisës.

Themes by WordPress