Furnizo trupin me ujë
Pas një nate të gjatë, trupi dehidratohet dhe gjëja e parë që duhet të bësh, është të pish ujë.
Mbaj një gotë/shishë ujë pranë shtratit dhe nise ditën me freski dhe energji.
Merr ajër të pastër
Dil në ballkon dhe mbush mushkëritë me ajër.
Qëndroji larg telefonit
Telefoni shqetëson mendjen, sidomos nëse veprimi i parë që bën para se të zgjohesh, është kontrollimi i rrjeteve sociale. Qëndroji të paktën 20 minuta larg telefonit dhe përqendrohu te përgatitja e një mëngjesi të shëndetshëm.
Mëngjesi është kryesori
Përgatit një vakt të bollshëm dhe të mbushur me vitamina dhe proteina, në mënyrë që të nisesh në punë/shkollë me energjinë e duhur.
Rregullo shtratin
Mund të të duket si një veprim i kotë, por ka një rëndësi shumë të madhe për mendimet e tua. Një shtrat i rregulluar e “bind” trurin se çdo gjë është në rregull dhe se je zgjuar totalisht.