Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 346 gjoba trafiku brenda një jave në Gjilan.Përmes një njoftimi për media, policia ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
Hetim i 11 aksidenteve të trafikut me dëme materiale,Hetim i nëntë aksidenteve të trafikut me të lënduar,
Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për 32 ngasës.“Në përputhje me ligjin për rregullat në trafikun rrugor, kujtojmë të gjithë shoferëve të mjeteve me veprim motorik se gjatë kohës së drejtimit i ndalohet mbajtja e telefonit të dorës dhe pajisjeve të tjera të cilat do ta zvogëlonin mundësinë e reagimit dhe drejtimit të sigurt të mjetit”, thuhet në njoftimin nga policia.