Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “Për mua Dimal Basha nuk është kryetar i Kuvendit”- Limaj thotë se nuk e pranon për kryetar!

“Për mua Dimal Basha nuk është kryetar i Kuvendit”- Limaj thotë se nuk e pranon për kryetar!

Kryetari i NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se nuk e pranon për kryetar të Kuvendit të Kosovës, Dimal Bashën.

“Për mua z. Basha nuk është kryetar i Kuvendit. Nuk e pranoj. Ai është i zgjedhur që të jem i qartë, unë nuk e pranoj për kryetar të Kuvendit. Nuk kam asgjë me personin privat të tij, por këtu duhet të kemi një standard”, deklaroi Limaj në “Rubikon”, në Klan Kosova.

Limaj tha se kjo është hera e parë që ai nuk e pranon një udhëheqës të një institucioni.