Studentët dhe qytetarët serbë e Mitrovicës së veriut janë mbledhur sot për herë të nëntë për të mbajtur 15 minuta heshtje për të nderuar viktimat e stacionit hekurudhor në Novi Sad.
Tubimin e sotëm e thirrën sërish një grup studentësh nga Universiteti paralel i Prishtinës.
Simbolikisht, në orën 11:52, koha e saktë kur u shemb tenda në stacionin hekurudhor të Novi Sadit më 1 nëntor të vitit të kaluar, duke vrarë 15 persona dhe duke plagosur rëndë dy, rreth pesëdhjetë qytetarë të mbledhur në sheshin Knez Lazar.
Studenti i aktrimit në Fakultetin e Arteve, Zoran Ratkoviq, në emër të një grupi studentësh të mbledhur në sheshin e qytetit, tha se i mbështesin kolegët e tyre anembanë Serbisë, edhe pse ky universitet nuk është në gjendje të bllokojë fakultetet. “Pavarësisht, ne jemi këtu me ta, ne i mbështesim ata. Ne qëndrojmë pas tyre”.