Gjykata Speciale ka arrestuar mëngjesin e së enjtes edhe vëllain e dy heronjve të kombit, Fahri e Bahri Fazliut, Fadil Fazliun.
Për herë të tretë Fahri Fazliut nuk i është lejuar ta takojë babain, Fadilin i cili është arrestuar dje në orën 08:00 nga Gjykata Speciale.
Edhe dje djali i tij Fahriu ka tentuar dy herë ta takojë babain, por nuk është lejuar.
Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme Gjykata Speciale ka arrestuar edhe komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Isni Kilaj, ish-drejtorin e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Bashkim Smakaj dhe ish-ministrin Hajderin Kuçi.
Specialja arreston Kilajn, Smakajn e Fazliun, bastiset shtëpia e Hajredin Kuçit
Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), të enjten ka konfirmuar se po kryen operacione në Kosovë.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) po kryen operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Operacionet e ZPS-së janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe janë mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Specialja arreston edhe ish-luftëtarin e UÇK-së, Fadil Fazliun
As djali dhe as avokati nuk lejohen ta takojnë Fadil Fazliun, i cili po intervistohet që nga mëngjesi në zyret e EULEX-it
Gjykata Speciale arreston sërish Isni Kilajn
Ndërkohë, Dhomat e Specializuara në Hagë publikisht kanë njoftuar se kanë përfunduar punën me seanca gjyqësore sepse deri në mes të janarit nuk do të ketë të tilla në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.