Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Për herë të parë një deputet flet realitetin për punën e mediave, Dimal Basha e thotë në Kuvend

Për herë të parë një deputet flet realitetin për punën e mediave, Dimal Basha e thotë në Kuvend

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, nga foltorja e kuvendit tha se Qeveria Kurti ua ka ndalur ‘tagjinë’ mediave. Ai ka thënë se kritikat e mediave për Ligjin për Këshillin e Pavarur të Mediave nuk janë të drejta. Sipas tij, ato po bëhen për interesa të ngushta.

“Kjo qeveri është e vetmja qeveri që ua ka ndalë komplet tagjinë dh asnjë cent nuk iu shkon më mediave. Kështu që, me dashtë me i kap kish vazhdu avazin e vjetër. Por ndryshimi tregon se ne nuk jemi të asaj rruge dhe nuk kemi synim me kap”, ka thënë Basha.

Ai e ka kritikuar edhe juristen e njohur të mediave Flutura Kusari. Sipas tij, ajo në emër të lirisë së medias po i mbron Devollët.

“Ka rendësi edhe kanihere kush fol. Përshembull e kemi Flutura Kusarin që del dhe do me ta diktu komplet Kuvendin e Kosovës qysh me bo ti një ligj për KPM-në, kur e njëjta në emër të lirisë së mediave del dhe i mbron Devollët në rrugë. Në emër të lirisë së mediave nuk mund me e mbrojt lirinë e oligarkëve , por as me e zhvat këtë Republikë”, ka thënë Basha.