Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Per herë të parë katër ekipe shqiptare në UEFA Champions League

Per herë të parë katër ekipe shqiptare në UEFA Champions League

Në garat e Champions League për herë të parë do të jenë pjesë katër ekipe shqiptare.

Kampionja e Shqipërisë, kampionja e Kosovës, kampionja e Malit të Zi dhe kampionja e Maqedonisë së Veriut, të gjitha këto skuadra shqiptare, do të jenë në sezonin e ri në Champions League, një ngjarje historike kjo për futbollin shqiptar në rajon.

Duke e përmendur fillimisht skuadrën nga Kosova, FC Ballkani e cila për të tretën herë radhazi shpallet kampion.

Ndërsa për të dytin vit radhazi doli kampione në Maqedoninë e Veriut skuadra e Strugës.

Në futbollin e Malit të Zi, Tuzi shqiptar ka fituar titullin e kampionit, ky është titulli i parë kampion në histori për skuadrën e Deçiçit.

Dhe ekipi Egnatia, është kampioni i Shqipërisë për herë të parë në histori.

Përderisa Ballkani dhe Struga kanë defiluar edhe vitin e kaluar në këtë rang garash, këtë vit për herë të parë Egnatia e Rrogozhinës dhe Deçiqi i Tuzit, do të shkelin në fushën e blertë të këtij kompeticioni më të lartë evropian. /TV Arbëria