I arratisuri Faton Hajrizi, nëpërmjet një videoje të publikuar në rrjete sociale, ka rrëfyer për herë të parë për torturat që ka përjetuar në burg qysh nga dita kur ishte arrestuar.
Ai ka treguar se si ishte mbajtur me mbathje letre dhe se drita e neonit i ishte mbajtur mbi kokë para syve.
“Nuk muj me u kthy bre se kam pasë tortura çnjerëzore”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se qeveria duhet të mblidhet e ta amnistojë atë në mënyrë që ai ti kthehet jetës normale dhe të krijoi familje e të jetoi i lirë.
Më tutje Hajrizi ka rrëfyer edhe për torturat psiqike që i janë bërë nga policët e UNMIK-ut në burgun e Mitrovicës në vitin 2001./GazetaDemos/