Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > “Për armikun ishte vetë mankthi”, Krasniqi kujton veprën e Bekim Berishës që e luftoi regjimin serb në Kroaci, Bosnje e Kosovë

“Për armikun ishte vetë mankthi”, Krasniqi kujton veprën e Bekim Berishës që e luftoi regjimin serb në Kroaci, Bosnje e Kosovë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kujtuar veprën heroike të Bekim Berishës, i njohur si Abeja.

Ai tha se Abeja ishte nga të rrallët shqiptarë që luftoi kundër regjimit gjenocidal serb në Kroaci, Bosnje e Kosovë.

“Ata që e kanë njohur dhe kanë luftuar krah tij – kanë thënë se vlen sa 1 mijë ushtarë. Ndërkaq, për armikun, ai ishte vetë makthi. Bekim Berisha – Abeja, është një nga shqiptarët e rrallë që nuk humbi asnjë mundësi për të luftuar kundër regjimit gjenocidal serb. Në Kroaci, Bosnje e Kosovë – ai ka vetëm një emër dhe një epitet: Hero! 25 vite më parë, në betejën e tij t’fundit, atë të Junikut, Abeja i dha Atdheut edhe të vetmen gjë që i kishte mbetur: Jetën e tij!”, ka shkruar Krasniqi.

Ai tha se Berisha me bashkëluftëtarët Bedri Shala, Elton Zherka dhe Përmet Vula, u përjetësuan në altarin e shenjtë të lirisë.

“Dritë e pashuar mbi qiellin e lirë t’Kosovës. Lavdi e përjetshme!”.

Powered by WordPress