Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Për 24 orë, tetë raste të dhunës në familje, tetë të arrestuar

Për 24 orë, tetë raste të dhunës në familje, tetë të arrestuar

Gjatë ditës së premte në Kosovë u raportua për tetë raste të dhunës në familje.Policia ka bërë të ditur se tetë persona janë arrestuar, që të tetë burra.

Më poshtë gjeni rastet e dhunës në familje:

Gllogoc – Raportohet se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (babë e djalë), pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë kanosur mes veti. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

Fushë Kosovë – Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Pejë – Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Pejë – Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij të mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Pejë – Është raportuar se viktima femër kosovare, ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i cili ishte nën ndikim të alkoolit. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti duke u hetuar

Gjakovë – Është raportuar se ndaj viktimës mashkull kosovar, ishte ushtruar dhune psikike nga djali i tij i dyshuari mashkull kosovar, i cili ishte nën ndikim të alkoolit,. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Skenderaj – Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (me probleme psikike), pasi që kishte sulmuar fizikisht nënë e tij viktimën femër kosovare dhe më pas kishte dëmtuar disa orendi të shtëpisë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Mitrovicë Veri – Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare, me të cilën bashkëjeton. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.