Më shumë se 142 mijë pacientë kanë marrë shërbime nga Klinika e Radiologjisë në QKUK për 11 muaj. Kështu ka thënë drejtoresha e kësaj klinike, Shkëndije Nuza.
Ndërsa si çdo klinikë edhe Onkologjia ka nevojë për staf shtesë pasi ka mungesë të theksuar të mjekëve dhe infermierëve.
Në një intervistë, drejtoresha e Radiologjisë, Shkëndije Nuza ka thënë se me funksionalizimin e Rezonancës në Prizren e Pejë, pret që të ulët ngarkesa në këtë klinikë.
Nga 142 mijë pacientët për këtë vit, Nuza ka deklaruar se nuk llogaritën pacientët nga Klinika e Onkologjisë, për të cilët kanë prioritet.
“Klinika e Radiologjisë është një prej klinikave që ka frekuencën më të madhe të numrit të pacientëve spitalor, qoftë paciente ambullantorë. Për 11 muaj kemi diku rreth 142 mijë e 595 pacientë, dhe këtu nuk hyn numri i përgjithshëm i pacientëve të muajit dhjetor që do behet në raportin vjetor që do i dorëzohet drejtorisë. Shërbimet që ofrohen në Klinikën e Radiologjisë janë duke filluar nga rentgenët që është numri më i madh i ekzaminimeve, është ultrazëri, janë dy kabinete të ultrazërit për ambulante dhe emergjencë, është kabineti për doktor biopsi dhe kabineti i ultrazërit më katër aparate të ultrazëri punon Klinika e Radiologjisë pastaj është ekzaminimet me CT, ekzaminimet me rezonancë magnetike, fluroskopia është një prej metodave tjera diagnostike që përdorët në kliniken tonë”, ka thënë Nuza.
E për të kryer një rezonancë magnetike, pacientët duhet të presin katër muaj. Por pritje nuk ka edhe për pacientët onkologjik.
“Çfarë do doja për vitin 2024 është të bëhet Klinika e Radiologjisë t’i përkushtohet sa më shumë shërbimeve që u takojnë dhe në këtë mënyrë të shpërndajmë, sepse derisa kemi spitalet që janë të pajisura me aparatet e CT-së dhe tash besoj që në vitin 2024 do kemi edhe dy rezonanca në teren një që është Peja dhe së shpejti do funksionalizohet edhe Prizreni dhe po shpresojmë që do të ulën ngarkesa e Klinikës së Radiologjisë duke pasur parasysh që jemi afër muajit të katërt, pra 4 muaj pritje për rezonance magnetike për pacientët ambulatorë ndërsa pacientët onkologjik dhe rastet që janë me diagnozë të komisionit ata shpërndahen gjatë ditëve nuk është lista e pritjeve varet nga Onkologjia sipas kërkesës së mjekut dhe raste të tjera pastaj sipas përparësisë që ka diagnoza që është e caktuar nga mjeku klinicist”, u shpreh Nuza.
Ndonëse këtë vit kanë arritur t’i marrin këtë vit edhe 10 teknikë, Nuza ka deklaruar se ende kanë nevojë për staf shtesë, e sidomos për mjekë, pasi disa e kanë lëshuar punën për sektorin privat e disa kanë dalë në pension.
“Me staf jemi mirë kemi pasur 10 teknikë që janë punësuar dhe na kanë zbutur mungesën e stafit por kemi mjek që janë pensionuar që po presim që në 2024 të zëvendësohen me staf të rijnë sepse nëse do rrisim shërbimin terciar dhe të fusim shërbime të reja në Radiologji do duhej edhe të kemi staf numër më të madh të stafit. Në vitin 2023 kemi pasur vetëm një mjek që ka shkuar në pension dhe para një viti një tjetër pra dy vite në pension, dhe një që e ka lëshuar klinikën i cili ka kaluar në sektorin privat pra jemi në minus 3 mjek që i kemi mungesë dhe shpresoj që në të ardhmen të shtohen”, u shpreh Nuza.
/TV Arbëria