Julian Alvarez është një prej emrave më të përfolur gjatë merkatos së verës.Sulmuesi i Kombëtares së Argjentinës është ende në mëndyshje a të qëndroj në Manchester City apo të gjejë skuadër të re.
Dhe tashmë është Atletico Madrid që po e kërkon me cdo kusht sulmuesin argjentinas.Por, Pep Guardiola duket se e bëri të ditur në një deklaratë të ardhmen e Alvarezit.
“Në Atletico? Nuk kam asgjë për të thënë. Ai është lojtari ynë dhe do të kthehet së shpejti”.“Do ta përqafoj, do ta përgëzoj dhe menjëherë do t’i fillojë stërvitjet së bashku. Unë mbështetem te ai, ai është i yni”, u shpreh Pep Guardiola pas miqësores ndaj Chelseat.