Këta janë pesë deputetët që munguan më së shumti në Kuvend gjatë sesionit pranveror

Nga 525 mungesa të deputetëve në sesionin e kaluar...

Osmani para ushtarëve amerikanë: Prezantuat lirinë për ne në Kosovë

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se ushtarët e Shteteve...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Pensionohet Mentor Zhdrella

Extra AL PVC

“Të dashur miq çdo fillim e ka fundin e vetë, edhe karrierës time si futbollist i erdhi fundi”, kështu e nisi Mentor Zhdrella njoftimin për varjen e këpucëve.

Njëri prej mesfushorëve sulmues më të mirë në 20 vitet e fundit në kampionatin vendor padyshim që është edhe Mentor Zhdrella, raporton KosovaPress.

Zhdrella ka pasur një karrierë të bujshme, duke veshur fanellat e skuadrave të njohura si Prishtina, Llapi e 2 Korriku, ku te ky i fundit edhe e filloi karrierën si futbollist.

Po ashtu, Zhdrella arriti edhe që ta veshte fanellën e Kombëtares së Kosovës, gjë që e cilësoi si kulminacion të krenarisë së tij.

Mentor Zhdrella njoftoi sot për pensionimin e tij nga futbolli, i cili i dhuroi shoqëri fantastike, çmime individuale, dhe trofe të shumtë.

“Të dashur miq Çdo fillim e ka fundin e vetë, edhe karrierës time si futbollist i erdhi fundi.

Ndihem jashtëzakonisht i lumtur sepse kam arritur ëndrrën time për të luajtur sportin që dua. Ai më dha disa nga momentet më të mira të jetës sime, më ka dhuruar shumë kënaqësi dhe suksese.

Ndjej kënaqësi të jashtëzakonshme kur kthej kokën mbrapa dhe shikoj atë çfarë kam bërë në futboll në këto 20 vite të kaluara, ku kam bërë shoqëri fantastike dhe shumë trofe të fituara si dhe suksese individuale të arritura”, shkroi Zhdrella në “Facebookun” e tij.

“Dua të falënderoj të gjithë ata që kanë qenë pjesë e karrierës sime, të gjithë trajnerët, klubet ku kam luajtur, të gjithë bashkëlojtarët, fansat, anëtarët e familjes dhe miqtë.

Jam gjithmonë mirënjohës klubit të 2 Korrikut, aty ku fillova ta jetësoj ëndrrën. Po ashtu e paharruar në memorjen time do të mbetet epoka që kam kaluar me Prishtinën, Hysin, Dritën, Feronikelin, Llapin, Dukagjinin e Kekun si dhe kulminacioni i krenarisë që ishte fanella e kombëtares së Kosovës”, shkroi më tej Zhdrella.

Përgjatë karrierës së tij si futbollist, Zhdrella luajti për skuadrat si 2 Korriku, Prishtina, Hysi, Drita, Feronikeli, Llapi, Dukagjini e Keku.

Në 116 paraqitje në Superligën e Kosovës, Zhdrella arriti të regjistrojë 26 gola dhe 31 asistime mbi emrin e tij.

 

spot_img

Të fundit

Lajm i keq për Mallorca por edhe për Kosovën

Vedat Muriqi ka pësuar një këpuje fibrilare dhe nuk...

Këta janë pesë deputetët që munguan më së shumti në Kuvend gjatë sesionit pranveror

Nga 525 mungesa të deputetëve në sesionin e kaluar...

Osmani para ushtarëve amerikanë: Prezantuat lirinë për ne në Kosovë

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se ushtarët e Shteteve...

Lajm i keq për Mallorca por edhe për Kosovën

Vedat Muriqi ka pësuar një këpuje fibrilare dhe nuk do të luaj në ndeshjen e së Hënes kundër Betis. Parashikimi fillestar i mjekëve është...

Rama në OKB përmend strehimin e hebrenjëve dhe afganëve – thotë se burimi i frymëzimit të Shqipërisë është Nënë Tereza

Kryeministri Edi Rama ishte pjesë e Samitit për të Ardhmen në selinë e OKB-së në New York, SHBA. Teksa foli për sigurinë në botë, kreu...

Këta janë pesë deputetët që munguan më së shumti në Kuvend gjatë sesionit pranveror

Nga 525 mungesa të deputetëve në sesionin e kaluar në Kuvendin e Kosovës, Behgjet Pacolli është listuar i pari nga partitë shqiptare. Kështu vlerëson raporti...