Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka marrë pjesë në organizimin për nder të pensionimit të Gjeneral Naim Haziri.
Haradinaj ka thënë se Gjeneral Naim Haziri plot 32 vjet ka qenë në shërbim të çështjes kombëtare.
“Sot morëm pjesë në pensionimin e mikut tim, Gjeneral Naim Haziri, një personalitet i madh që për plot 32 vjet ishte në shërbim të çështjes kombëtare. Ai sot mori nderimet e merituara dhe i’u bashkua radhëve të gjata burrave e grave që i shërbyen me zell ushtrisë sonë. Jeta vazhdon dhe vendi ynë ka nevojë për Gjeneral Naimin.
Paq shëndet e suksese i nderuari miku im, “Dilaver”, është shprehur Haradinaj.