Boshllëku që lë Nadal pas largimit nga tenisi aktiv është i pafund, por vitrinat mbeten plotë.
Gjithashtu kujtesa dhe trashëgimia, të cilat shkojnë shumë përtej titujve. Rafa Nadal tërhiqet si një nga më të mëdhenjtë ndonjëherë në të gjitha sportet. Si tenist, ai ishte i pari që arriti në 21 Grand Slam nga këta, 14 Roland Garros.
Si personazh publik, ai qëndronte si një pasqyrë në të cilën njerzit mund të frymëzoheshin për sakrificë, njihej për aftësinë e tij për të kapërcyer edhe të pakapërcyeshmën.
Kaq shumë rikthime gjatë rrugës, kaq shumë skena paparashikueshme, kaq shumë tituj. Suksesi, emocionet që na dha e bën Nadalin një atlet që zgjeron vetë kuptimin e fjalës dhe kjo e vendos atë në një klub shumë të zgjedhur, në të cilin shfaqen Muhammad Ali, Michael Jordan e Larisa Latynina. /tvarbëria/