Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Penguan punimet në rrugën A, dy persona shoqërohen në polici

Penguan punimet në rrugën A, dy persona shoqërohen në polici

Dy persona janë shoqëruar në stacion policor, pasi kanë penguar punimet në rrugën A.

Të njëjtëve u është shqiptuar gjobë për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

“Sot rreth orës 08:00, dy persona janë shoqëruar për në stacion policor, pasi që të njëjtit kanë penguar punimet që kanë qenë duke u bërë në rrugën “A”. Në koordinim me prokurorin, të njëjtit janë intervistuar dhe u janë shqiptuar gjoba për “Prishje të rendit dhe qetësisë publike”, ka thënë Enis Pllana, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës.