Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski nesër do ta vizitojë Kosovën.
Pendarovskin në ora 11:00 do e pret në takim presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Sipas njoftimit të zyrës së Presidencës, mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.
”Mediat e interesuara për ta përcjellë takimin, luten të jenë në Presidencë më së voni në orën 10:30. Vendi: Kabineti i Presidentes”, thuhet në njoftimin e Presidencës./21Media