Kur kanë filluar ndeshjet e 1/8 së finales në Euro 2024, në rast se nuk ka fitues brenda 90 minutave dhe kohës shtesë, atëherë ekzekutohen penalltitë.
Sigurisht që luan rol të rëndësishëm se cila Kombëtare ka në radhët e veta futbollistë më të saktë nga pika e bardhë.
Sport.ch ka publikuar edhe emrat e Kombëtareve që kanë lojtarët më të saktë në radhët e veta në Gjermani.
Anglia ndodhet në vendin e parë me futbollistët e saj që kanë 95,42 për qind saktësinë nga penalltitë, derisa pas mbetet Zvicra me 92,5 për qind.
Të dhënat janë marrë me futbollistët që kanë ekzekutuar penalltitë me klubet dhe Kombëtaret e tyre pas përfundimit të Euro 2020.
Ndërkohë janë vetëm katër futbollistë që nga koha kur ka përfunduar Euro 2020 nuk kanë humbur asnjë penallti.
I pari është austriaku Marco Grull që ka realizuar në 14 raste, derisa pas tij vjen Niclas Fullkrun me 13 penallti të shënuara dhe me përqindje 100 për qind të saktë.
Xherdan Shaqiri dhe Cole Palmer kanë ekzekutuar nga 11 penallti dhe i kanë shënuar të gjitha, derisa Hakan Calhanoglu është në pozitën e pestë me 22 penallti të ekzekutuara dhe me një përqindje prej 95,45 për qind i saktë.