Pas orëve luftë me flakët në Shëngjin, duket se nata ka qetësuar gjendjen, pasi disa zona tashmë janë nën kontroll.
Situata e zjarreve po shkojnë drejt përmirësimit, raporton Tch.
Në Ranën e Hedhun, ku situata dje ishte me kritike, deri më tani duket të jetë nën kontroll situata, edhe pse era fryn e fortë herë here pas here.
Edhe në qendër pranë kishës katolike, ku zjarri u aktivizua mbrëmë në orët e vona, flakët janë vënë nën kontroll.
Vijon ende puna e zjarrfikësve në terren, por me intensitet më të ulët.