Anija shqiptare “Oriku” gjatë patrullimit në detin Egje shpëtoi një gomone në vështirësi me 20 persona në bord.
Lajmin e dha ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili u shpreh se, anija shqiptare “Oriku” me mision në detin Egje vijon kontributin në parandalimin e emigracionit të paligjshëm në ujërat e Aleancës.
Ekuipazhi shqiptar, gjatë lundrimit në rajonin e patrullimit, shpëtoi një gomone në vështirësi me 20 persona në bord, nënvizoi Peleshi.
Shtetasit nga Palestina iu dorëzuan Rojës Bregdetare greke për procedurat e mëtejshme, theksoi Peleshi.