Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar për një rast të armëmbajtjes pa leje, shkruan Arbëria TV.
Rasti ka ndodhur në Pejë, ku Policia ka konfiskuar një pistoletë dhe 5 fishekë.
I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë i Policisë:
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit në veturën të cilën ishte duke e drejtuar, i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 5 copë fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregull”.