Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Pejë, një person gjendet i shtrirë në trotuar, dyshohet se ka rënë nga ballkoni i një ndërtese

Pejë, një person gjendet i shtrirë në trotuar, dyshohet se ka rënë nga ballkoni i një ndërtese

Sot një person është gjetur i shtrirë në trotuar në Pejë.

Rastin për TV Arbëria e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi, ai tha se dyshohet se është hedhur nga ballkoni i një ndërtese.

Ai ka pësuar lëndime serioze.

“Sot rreth orës 12:50 policia është njoftuar nga një qytetar ku ka pranuar se në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në Pejë është parë i shtrirë në trotuar një person mashkull. Patrolla menjëherë ka dalë në vend të ngjarjes dhe sipas informatave të para dyshohet se është hedhur nga ballkoni i ndërtesës me lëndime serioze, ndërsa është dërguar në emergjencë në spitalin e Pejës”, tha ai.