Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Pejë:​ Gjendje e rëndë nga vërshimet, preken familjet dhe bizneset

Pejë:​ Gjendje e rëndë nga vërshimet, preken familjet dhe bizneset

Dy viktima dhe dëme të mëdha materiale u shkaktuan nga vërshimet e ditës së shtunë në Pejë.

Nënë e bir humben jetën tragjikisht nga shiu i madh, të cilët u varrosën të hënën.

Shiu i madh në Pejë ka lënë shumë dëme të mëdha materiale edhe në prona publike dhe atë ato private.

Familjet dhe bizneset e përmbytura nga uji janë në gjendje të rëndë.

Lagja më e prekur nga reshjet e mëdha të shiut në këtë komunë ka qenë “Asllan Qeshma”, në të cilën u dëmtuan shumë shtëpi e biznese.

Banorët dhe bizneset e kësaj lagje, të prekura nga vërshimet po kërkojnë nga organet përgjegjëse që sa më shpejtë të ndërmarrin hapa në këtë drejtim dhe t’i dalin në ndihmë.

Valentina Dreshaj Hajrizi, pronare e një biznesi thotë  se dëmet janë shumë të mëdha, pasi që kanë qenë të furnizuar me mall për festën e Kurban Bajramit.

Velentina po kërkon ndihmën e institucioneve përgjegjëse, pasi që nuk i ka shpëtuar asgjë nga malli.

“Dëmet i kemi shumë të mëdha, por ende nuk mundemi me ditë vlerën, sepse jemi furnizuar për Bajram. Për sot ende nuk është ardhur askush (prej institucioneve)…Dje kanë qenë nga komuna dhe ministritë…Kanë premtuar, por tash po presim… Ky është biznes që mbajmë familjen me të, dhe ne presim ndihmë, që sa më shpejtë institucionet të ndërmarrin diçka…sepse asgjë nuk ka shpëtuar”, thotë Hajrizi.

/TV Arbëria