Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Pejë: Djali rrah babain, i konfiskohet një pistoletë dhe 14 fishekë

Pejë: Djali rrah babain, i konfiskohet një pistoletë dhe 14 fishekë

Një burrë në Pejë është sulmuar fizikisht nga djali i tij, sipas raportit policor.

I dyshuari është arrestuar dhe gjatë kontrollit në trup i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 14 copë fishekë me të cilën dyshohet se i njëjti ka shtënë dy herë në ajër.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.