Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > ​Peja s’është kampione më, Trepça dhe Ylli luftojnë për titull

​Peja s’është kampione më, Trepça dhe Ylli luftojnë për titull

Ka përfunduar beteja e pestë dhe e fundit e “Play-Offit” të Superligës së Kosovës në basketboll mes KB Pejës dhe KB Golden Eagle Ylli, ku ky i fundit e ka siguruar biletën drejt finales së madhe.

KB Ylli e ka mposhtur sonte KB Pejën në palestrën “Karagaçi” me shifrat 84:88 (21:21, 25:24, 18:21, 20:22), raporton KosovaPress.

Basketbollistët më të mirë te Ylli ishin Alonzo Verge me 25 pikë, shtatë kërcime e shtatë asistime dhe Ramaad Vincent Cole me 17 pikë e katër kërcime.

Ndërkaq, te Peja më i dalluari ishte Deandre Davis me 16 pikë, pesë kërcime e një asistim.

Me këtë fitore, Ylli e fiton serinë gjysmëfinale të “Play-Offit” kundër Pejës 3:2, dhe tani avancon në finale ku atje do të përballet me Trepçën.

Rezultati final, 84:88 në favor të Yllit.

/TV Arbëria