Peja dukej e “humbur” pas dy ndeshjeve të para gjysmëfinale të “Play-offit” në Superligën e Kosovës në Basketboll.
Por, kështu nuk ndodhi. Pejanët u rikthyen. Mposhtën Yllin në dy ndeshje rresht dhe tash në palestrën “Karagaçi” do ta luajnë përballjen e fundit.
Të dyja skuadrat synojnë finalen e madhe, ku i pret ekipi mitrovicas, Trepça.
Therandasit, të cilët e kishin kualifimin në “dorë”, do të mundohen që të bëjnë më të mirën e mundshme.
Edhe përballja e sontme, sikur dy të parat pritet të jetë mjaft interesante. Pejanët kërkojnë përmbysjen e madhe, kurse therandasit dëshirojnë të tregojnë se ajo që ndodhi në dy ndeshjet e fundit ishte vetëm “rastësi”/Gazeta Infokus.