Nga 2:0 në 2:2, Peja e ka bërë rikthimin e madh në serinë gjysmëfinale të “Play-off” të Superligës së Kosovës në basketboll kundër Golden Eagle Yllit.
KB Peja e ka mposhtur sot KB Yllin me rezultat të ngushtë 80:81 (26:26, 21:26, 15:13, 18:22), raporton KosovaPress.
Basketbollistët më të mirë te Peja ishin Justin Davis-Edler me 22 pikë, 11 kërcime e një asistim dhe Larry Thomas me 17 pikë, tri kërcime e dy asistime.
Në anën tjetër, te Ylli basketbollisti më i dalluar ishte Alonzo Verge me 32 pikë, 10 kërcime e 12 asistime.
Me fitoren e sotme, Peja e barazon serinë gjysmëfinale në 2:2 kundër Yllit, ku tani do të nevojitet ndeshja e pestë për ta vendosur finalistin e fundit të “Play-off” të Superligës së Kosovës në basketboll.
Rezultati final i ndeshjes, 80:81 (26:26, 21:26, 15:13, 18:22) në favor të KB Pejës.
/TV Arbëria